JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kemi qenë në një burg me Qetsorin”/ Bledi Mane i zbulon sekretin dhe ia thotë troç: Ai qëndronte në bodrum poshtë tek gjirizet me hajdutët e …

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Bledi Mane foli shpesh për 3 eksperiencat e tij me burgun. Gazetari ka qenë tre herë i arrestuar, por më shumë se një faj, ai e tregonte këtë me krenari duke e nxjerrë në pah në çdo moment kritik të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme.

Por doli Bledi Mane dhe hyri Qetsori. Edhe ky i fundit ka patur një histori me qelitë e errëta. Por ndryshe nga Bledi, Qetsori duket se nuk e ka me shumë qef historinë e tij të arrestimi. “Nuk jam çun burgu unë! “, është shprehur ai.

Por për këtë duket se Bledi ka dashur të thotë fjalën e tij. Ai a treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël.Unë shërbeja të biblioteka e burfut lart në kar të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…””, janë fjalët e Bledi Manes.

"Kemi qenë në një burg me Qetsorin"/ Bledi Mane i

Në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

Scroll to Top