Këngëtari i njohur dënohet me 3.5 vjet burg: “Mbroni nënën time”

Jil
Jil
3 Min Read

Këngëtari i njohur Sean Kingston, emri i vërtetë Kisean Anderson, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për një seri krimesh që i mundësuan përfitime mbi 1 milion dollarë nga mashtrime financiare.

Ai dhe nëna e tij, Janice Turner, u shpallën fajtorë më herët këtë vit për pesë akuza të ngritura pas arrestimit në maj 2024. Të dy u gjetën fajtorë për mashtrim financiar nëpërmjet një skeme që përfshinte shitore makinash, disa banka dhe një kompani dyshekësh.

Gjatë leximit të verdiktit, Kingston shpërtheu në lot dhe bëri një lutje të shkurtër për autoritetet: “Mbrojeni nënën time.” Turner u dënua më parë në korrik me pesë vjet burg dhe tre vjet lirim me kusht.

Avokatët e Kingston kërkuan që ai të vendosej në arrest shtëpie, duke argumentuar se krimi ishte jo i dhunshëm dhe se shumica e dëmeve ishin shlyer, por gjykatësi e refuzoi kërkesën.

Mashtrimet lidhen me një padi civile të ngritur nga Ver Ver Entertainment LLC në shkurt 2024, pas të cilës Kingston dhe Turner u akuzuan se kishin marrë një Cadillac Escalade të blinduar, një televizor gjigant dhe qindra mijëra dollarë në orë luksoze, duke mashtruar viktimat për dëmshpërblim.

Më herët, çifti ishte paditur dhe urdhëruar të paguante mbi 300,000 dollarë në dy raste të veçanta mashtrimi: në vitin 2015 për mospagim të një shitësi orësh të personalizuara dhe tre vjet më vonë për mashtrim ndaj një argjendari në Nju Jork.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania