JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Kërcasin’ prangat për dy shqiptarë në Britani

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në prangat e policisë britanike kanë rënë dy shqiptarë pasi akuzohen për kultivim kanabisi në urën Sutton të Anglisë. Referuar pamjeve me dron nxitën bastisjen e policisë së Lincolnshire.

Mediat britanike shkruajnë se ata pranuan të merresih me rritjen e më shumë se 423 bimë kanabisi me vlerë deri në 355,000 paund në një shtëpi në Sutton Bridge.

Ka qenë Gjykata e e Kurorës së Lincoln, ajo e cila ka vendosur ditën e sotme dënimin me 14 muaj për secilin.

Policia bastisi pronën më 21 shkurt të këtij viti pasi një operator droni u bë i vetëdijshëm për një burim të madh nxehtësie. Më pas ata kanë gjetur një burrë në çati dhe një burrë tjetër të fshehur në hapësirën e papafingos.

Scroll to Top