Kërcënoi para dy ditësh 2 persona, arrestohet polici i Rinasit

Editor
2 Min Read

Ergys Zela me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, është vendosur në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Më 4 prill Zela është konfliktuar me dy persona pranë një parkimi në Fushë-Krujë, ku i ka kërcënuar këta të fundit.

Në njoftimin e dhënë për mediat AMP raporton se i ka sekuestruar Ergys Zelës armën e shërbimit ‘Glok’ së bashku me 12 fishekë.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës.

Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al