‘Kërcet’ arma në Lezhë, detajet e para

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës, ku një person është plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është paraqitur në Spitalin e Lezhës me një plagë në gjoks. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet me saktësi, ndërsa mjekët po i japin ndihmën e parë.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të mundshëm të sulmit.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet një deklaratë zyrtare nga policia për detaje të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al