Kërkesa për shkarkimin e Veliajt, disa këshilltarë të PS bënë rezistencë

Jil
Jil
3 Min Read

Pasditen e sotme u zhvilluar një mbledhje e anëtarve socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në selinë e Partisë Socialiste, ku u diskutua mbi nisjen e procedurave për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në këtë mbledhje u firmos dokumenti për shkarkimin e Veliajt, që do të paraqitet ditën e martë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që do të mblidhet në orën 16:00.

Por gjatë mbledhjes ka patur anëtarë të PS-së të cilët kanë hezituar fillimisht për të dhënë firmën e tyre në kërkesën për shkarkimin e Veliajt.

Rezistencë për të firmosur kërkesën ka bërë këshilltari Aldo Mërkoçi edhe pse në fund ka hedhur firmën së bashku me të gjithë kolegët e tij. Ai ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.

Edhe Eridian Saljanji e ka konsideruar të vështirë zbatimin e këtij vendimi politik për shkak të bashkëpunimit prej shumë vitesh me Veliajn. Madje nëse do te ishte në kushte për të zgjedhur mes postit të tij dhe Veliajt, ky i fundit është shprehur se ishte i gatshëm të “sakrifikonte” veten.

Megjithatë në fund, të gjithë ata këshilltarë që ishin të pranishëm firmosën kërkesën për shkarkimin e Veliajt.

Pasi Këshilli Bashkiak të bëjë kërkesën, vendimi për shkarkimin e Veliajt do të merret nga Këshilli i Ministrave dhe më pas, Veliaj do të ketë 15 ditë kohë ta ankimojë vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese.

Diskutime ka mbi nenin 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore” për procedurat e shkarkimit të kryetarit të bashkisë, i cili lë hapësirë për interpretim dhe paqartësi, pasi në pikën c që është edhe pika ku do mbështetet kërkesa për shkarkim, nuk është e përcaktuar qartë nëse mungesa në detyrë e kryetarit të Bashkisë duhet të jetë e arsyetuar apo jo.

Në rastin e Veliajt, nuk bëhet fjalë për vullnet të lirë pasi ai është i arrestuar, ndonëse ndaj tij nuk ka një vendim të formës së prerë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania