Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet i riu shqiptar në Itali!

Editor
1 Min Read

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Como, Itali, pasi ishte i kërkuar në të gjithë Evropën për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Ai kishte një urdhër-arresti evropian dhe një dënim prej 15 vjetësh burg.

Autoritetet italiane e ndaluan të riun falë një raporti që e shfaqte në një hotel të qytetit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë oficerë me makina dhe motorë, ai u gjet në Viale Geno duke bërë një xhiro turistike.

Tani, 23-vjeçari është transferuar në burgun e Komos, ku do të përballet me drejtësinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *