JiL.al - Jeto i Lumtur

Kërkoi lirimin nga qelia ja çfarë vendosi Apeli i GJKKO

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, i cili kërkoi lirimin nga qelia.

Seanca gjyqësore për dhënien e vendimit do të mbahet më 25 Qershor në orën 13:00. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli prej 12 Majt 2023, ka deklaruar para togave të zeza se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama dhe se provat janë manipuluar.

“Në emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipuluar. Unë ndërgjegjen e kam të qetë dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj”, tha Fredi Beleri.

Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg, por Fredi Beleri ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO-së dhe ka pretenduar pafajësi. Kujtojmë që Fredi Beleri është zgjedhur eurodeputet pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi u fut në listën e kandidatëve nga partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Mitsotakis.

noa.al

Scroll to Top