Kërkon lirimin me kusht, nis seanca për Fredi Belerin

Editor
1 Min Read

Në Gjykatën e Shkallës të Fierit është paraqitur sërish sot eurodeputeti Fredi Beleri. Ky i fundit është paraqitur për të kërkuar lirimin me kusht. Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Në fakt kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit teksa ndryshe nga herët e tjera, sot ka një interes më të madh nga mediat greke në ambientet pranë gjykatës.

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash. Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, “Demokracia e Re” në zgjedhjet europiane të 9 qershorit.

Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *