Kishin harruar kaloriferin ndezur, përfshihet nga zjarri apartamenti

Editor
1 Min Read

Në këtë ditë të fundit të vitit, një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.

Sipas burimeve paraprake, shkak i zjarrit është bërë kaloriferi që pronarët e shtëpisë e kishin harruar ndezur.

Forcat zjarrfikëse të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, bënë të mundur hapjen e derës së apartamentit dhe largimin e pajisjes që po digjej.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia ndërsa fatmirësisht flakët nuk u përhapën në të gjithë banesën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *