Një rast i organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme është goditur në Koplik. Si pasojë, administratori i lokalit po procedohet penalisht. Sakaq, janë sekuestruar tre makineta që shërbenin për lojëra fati.
“Vuri lokalin në Koplik, në dispozicion të organizimit të lojërave të fatit, me makineta, procedohet penalisht administratori dhe sekuestrohen 3 makineta.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 23 vjeç, banues në Koplik, pasi nga kontrolli i kryer në lokalin që administronte ky shtetas, në Koplik, u gjetën 3 makineta që shërbenin për lojëra fati”,
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.