Kleçka e Qeverisë me uljen e çmimit të energjisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
(function(w,q){w[q]=w[q]||[];w[q].push(["_mgc.load"])})(window,"_mgq");

Qeveria njoftoi sot se si askush në rajon dhe më gjerë, ka vendosur të ulë çmimin e energjisë elektrike për familjarët.

Dhe njoftoi se po e ul atë me 1 lek, paksa larg pritshmërive që krijoi muajt e fundit kur shpalli planin për ulje çmimi të energjisë.

Ulja u njoftua sot nga kryeministri, i cili më fjalën e tij nuk e përmendi sa ajo ishte, për t’ia lënë detajet Ballukut.

Në vijim, nga një slider i zëvendëskryeministres, u mësua edhe kleçka: Të gjitha ose asgjë! Pra, nëse harxhoni deri 700 kilovat, do ta paguani me 10.2 lekë. E nëse e kalon qoftë dhe 1 kilovat, të gjitha do të paguhen me 11.4 lekë.

“Kategoria e parë e konsumit, e cila është nga 1-700kvh në muaj, do të vlerësohet dhe do të paguhet me 8.5 lek/kvh. Ndërkohë që, nëse do të kalojnë këtë kategori konsumi, pra nëse do të kalojnë në 701 kvh, atëherë e gjithë fatura do të paguhet me çmimin që kemi dhe sot 9.5lek/kvh”, njoftoi Balluku duke mos përmendur çmimin neto me 20 për qind tvsh.

Në këtë mënyrë, është e dukshme se qeveria po synon me këtë “ofertë” që të frenojë konsumin e energjisë duke nxitur familjet të kursejnë.

Por sa është e mundur të ndodhë kjo, kur jemi i vetmi vend në rajon dhe Evropë që e ka mbështetur çdo gjë tek energjia?

Një familje, në dimër apo verë, duhet të shpenzojë për një jetesë normale, energji për tu ngrohur ose për të shmangur vapën, për dushin, për të larë e tharë rrobat, për të larë enët, për të gatuar dhe deri për gjëra që shpenzojnë më pak energji, si ndriçimi, etj.

Disa familje me të ardhura mesatare, shpenzojnë tani edhe për të karikuar makinat elektrike që po promovohen fuqishëm vitet e fundit, duke shtuar kështu kostot mujore.

Të gjitha këto, për një familje normale, është e vështirë të mos tejkalojnë 700 kilovatët duke bërë që përfitimi i këtyre të jetë zero nga ulja, edhe pse në premtimet e Ramës dhe Ballukut, ishte deklaruar se do të ulej çmimi për të gjithë familjarët, pa përmendur të këtilla kushte.

E gjithë kjo situatë, duket se do t’i vlejë më shumë qeverisë për të plotësuar synimet e saj për reduktim konsumi, sesa familjeve që edhe nëse përfitojnë nga kjo ulje e papërfillshme, nuk kursejnë dot më shumë se 5 deri 10 euro në muaj.

Në rajon dhe Evropë, zgjidhja për familjet është gjetur te liria e tyre e zgjedhjes së ofruesit të shërbimit duke shmangur monopolin në shitjen e energjisë që ekziston ende në Shqipëri.

Megjithatë, lajmi për uljen e çmimit të energjisë, është i mirë për shumë pensionistë. Ata, krahas një ndihme mujore prej afro 700 lekësh, tani do të përfitojnë dhe deri në 100 euro në vit nga mbajtja nën kontroll e konsumit nën 700 kilovat.

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top