JiL.al - Jeto i Lumtur

U kapën me 320 kg kokainë në Pire, dalin emrat e trafikantëve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Janë zbardhur identitetet e shqiptarëve të arrestuar gjatë operacionit të policisë greke pas kapjes së 320 kg kokainë në Pire që kishin si destinacion Shqipërinë. Ata janë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj, 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis, 64 vjeç.

Shqiptari Jasona Mërkuri, rezulton i shpallur në kërkim nga policia greke prej marsit 2017, si financues dhe organizator i një laboratori të drogave sintetike Captagon, ku gjatë operacionit të policisë u sekuestruan 634 mijë e 246 tableta dhe u arrestuan disa persona mes të cilëve kunati i tij.

Scroll to Top