Kombëtarja kthehet në Tiranë, Daku dhe Shehu njëzëri: “Duhen patjetër 3 pikët!”

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANE – Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencë për shtyp nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës së rëndësishme Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mesfushori Shehu theksoi se ndeshja e së martës është vendimtare dhe skuadra është e përqendruar vetëm te fitorja. Ai u ndal edhe te miqësorja me Gjibraltarin, e fituar 0-1, duke e cilësuar një test pozitiv për lojtarët e rinj dhe për mënyrat e ndryshme të lojës që trajneri dëshironte të provonte. “Ndeshja ndaj Letonisë është më e rëndësishmja, gjendja në skuadër është shumë e mirë dhe entuziazmi i lartë. Duhet patjetër të marrim tre pikët”, tha Shehu.

Sulmuesi Mirlind Daku foli në të njëjtën linjë, duke e cilësuar Letoninë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Ai rikujtoi ndeshjen e parë mes dy skuadrave, ku kuqezinjtë patën raste të shumta, por mungoi finalizimi.

“Kundër Letonisë duhet të jemi të fortë dhe të bashkuar, sepse këto janë ndeshjet më të vështira, kur përballesh me ekipe që nuk kanë çfarë të humbasin. Objektivi ynë është i qartë: fitorja”, u shpreh Daku.

Sulmuesi shtoi se ekipi ka treguar forcë dhe dominim në shumicën e kualifikueseve, përfshirë ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, ndërsa synimi i madh mbetet kualifikimi në Kupën e Botës 2026. Shqipëria do të përballet me Letoninë të martën, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania