JiL.al - Jeto i Lumtur

U21/ Shqipëria barazon 1-1 miqësoren e parë ndaj Moldavisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqipëria U-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Vorës, ishte sulmuesi Ermir Rashica ai i cili realizoi golin e vetëm për kuqezinjtë.

Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Sina, Kacurri, Selimaj, Fikaj, Çipi, Kote, Gudjufi, Tresa, Rashica, Tahiri, Alij.

Kuqezinjtë e nisën mirë lojën, duke kaluar më avantazh që në minutën e 10-të me Rashicën, i cili fiton penallti dhe e ekzekuton saktë, duke i çuar shifrat në 1-0 për Shqipërinë.

Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kontrollojnë mirë topin. Shqipëria i afrohet golit fillimisht me Gudjufin në minutën e 24-t dhe më pas me Kcurrin, i cili pas goditjes së këndit, gjuan me kokë por topi përfundon jashtë. Pak minuta më vonë, kuqezinjtë humbin sërish mundësinë të dyfishojnë shifrat, me Rashicën fillimisht, topi i të cilit përfundon jashtë e më pas Gudjufi. Ky i fundjt pati dy raste të arta, por portieri kundërshtar tregohet në të dyja rastet i saktë.

Pjesa e dytë nis me zëvendësime në radhët tona. Daka merr vendin e Alijit. Kuqezinjtë rrezikojnë sërish, fillimisht me Tresën e më pas me Dakën, Tahirin e Gudjufin, por pa fat.

Bushi bën edhe pesë zëvendësime të tjera: Ajvazi futet në fushë në vend të Gudjufit, Dodaj në vend të Tahirit dhe Kurti në vend të Tresës. Sakaq, Elezaj zëvendëson Koten dhe Rama në vend të Rashicës.

Moldavët barazuan shifrat me Kostin në minuten e 79-të. Dodaj pati mundësi të kalonte në avantazh, pasi provoi me kokë pas krosimit të Dakës, por topi përfundon jashtë.

Ndeshja mbyllet me shifrat 1-1. Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen tjetër ndaj Moldavisë më 18 nëntor në stadiumin e Vorës në ora 14:00.

Scroll to Top