JiL.al - Jeto i Lumtur

Komenti epik i moderatorit LIVE: Uno kryqzimo, duo kryqzimo

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kombëtarja shqiptare e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke, e cila i ka afruar Kuqezinjtë me kualifikim në Euro 2024.

Shqipëria fitoi 3:0 falë dy golave të Taulant Seferit dhe një të Jasir Asanit.

Pikërisht ky gol do të shoqërohej edhe me një koment epik të moderatorit në studiot televizive në Kosovë.

“Ooo Berlin, pritna se erdhëm… Uno kryqzimo, duo kryqzimo… Berliiiiiinnn”, ishte komenti epik i moderatorit.

E pas lojës, disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë bërë postime në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tyre për këtë fitore të madhe, ndërsa nuk e kanë fshehur ëndrrën për të qenë pjesë e Evropianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani vitin tjetër.about:blank

“Pritna Berlin, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, ishin disa nga postimet e futbollistëve kuqezi.

VIDIO
Scroll to Top