
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për sherrin dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë.
Ndërkohë, i mituri tjetër i arrestuar është vendosur masa e sigurimit “arrest në burg me afat 1-mujor“, pasi edhe ai vetë është i lënduar dhe mbrojtja ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë. Derisa të sqarohen rrethanat e plota të sherrit mes adoleshentëve, gjykata i caktoi masë me afat.