Konstituohet Kuvendi i Kosovës

Editor
2 Min Read

Prishtinë- Në përpjekjen e tretë, deputetët e Kosovës kanë miratuar raportin e komisionit të përkohshëm për verifikim të mandateve duke i hapur kështu rrugën betimit të deputetëve dhe konsituimit të kuvendit.

Miratimi i raportit me 119 vota nga 120 sa janë gjithsej, erdhi pas deponimit zyrtar të dorëheqjeve të kabinetit qeveritar, çështje që u bë shkak për dështimin e dy seancave të mëparshme, mes kundërshtive të opozitës.

Pas betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë, Lëvizja Vetëvendosje si partia që doli e para në zgjedhje propozoi Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentarit, e cila në qeverinë e kaluar mbante postin e ministres së drejtësisë.

Por propozimi i shprehur nga Glauk Konjufca nuk mori mbështetjen e Kuvendit. Vetëm 57 deputetë votuan pro kandidaturës, 20 kundër dhe 3 abstenim. Ata që abstenuan ishin deputetët e Nismës Socialdemokrate, për të cilët u fol se mund të kishin një marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen, ndërsa ata të PDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vërejti se votimi kishte treguar se Kurti nuk i ka votat për qeverinë, pasi vetëm 57 deputetë nga 61 që i duhen kishin votuar në favor të tij.

Pas votimit, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar 20 minuta pushim për konsultime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al