Kontraste dramatike të motit në Gjermani: Në njërën anë ‘digjet’ nga temperatura 40 gradë, në tjetrën bie breshër dhe shi

Jil
Jil
1 Min Read

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive.

Gjermania është një nga vendet më të goditura nga kontrasti dramatik mes vapës dhe motit të keq. Të mërkurën temperaturat në disa zona arritën deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe duke shkaktuar paralajmërime të shumta nga autoritetet.

Ndërkohë që dielli përvëlon pjesën më të madhe të vendit, disa rajone jugore, përreth liqenit Konstanz, janë goditur nga stuhi të papritura breshëri. Në komunën Sipplingen, breshëri arriti madhësinë deri në pesë centimetra, duke dëmtuar makina dhe duke bllokuar rrugët. Ekipet e emergjencës përdorën automjete speciale për të pastruar rrugët nga breshri i pazakontë për një ditë vere.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Gjermani paralajmëroi për përmbytje të mundshme, erëra të forta deri në 90 km/h dhe reshje intensive shiu që shoqërojnë këto stuhi. Në veri të vendit, valët e të nxehtit kanë dëmtuar edhe infrastrukturën, duke bërë që disa segmente autostradash të deformohen dhe duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania