
Durrës, 29 maj 2025 – Policia e Burgjeve ka ushtruar sot një kontroll të befasishëm në ambientet e burgut të Durrësit, ku janë sekuestruar 10 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin në mënyrë të jashtëligjshme nga të dënuarit.
Operacioni u zhvillua me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe kishte si synim identifikimin dhe largimin e sendeve të ndaluara brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të përcaktuar mënyrën se si këto pajisje kanë përfunduar në duart e të burgosurve dhe për të identifikuar çdo përgjegjës të mundshëm nga brenda apo jashtë sistemit. Kontrolli është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare të vendit.
