Korrupsion ndaj efektivëve, arrestohet një person

Editor
1 Min Read

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin V. Gj., pasi ai po kryente manovra të parregullta. Pas kryerjes së alkooltestit, ky shtetas rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Gjatë veprimeve policore, V. Gj. i ofroi një shumë parash punonjësit të Policisë me qëllim për të shmangur ndëshkimin ligjor. Në vijim të veprimeve, u ndaluan edhe 3 drejtues të tjerë automjetesh, të cilët gjithashtu ofruan para për të shmangur ndëshkimin.
“Si rezultat, shtetasi V. Gj., 51 vjeç, u arrestua për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Po ashtu, ndaj shtetasve Xh. H., 29 vjeç, banues në Pogradec, M. L., 35 vjeç dhe A. L., 33 vjeç, banues në Durrës, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *