
Kosova shënoi rritjen më të madhe në botë për qytetarët që e vlerësojnë jetën e tyre si shumë të mirë. Sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup, përqindja e qytetarëve të kënaqur u rrit nga 11% një dekadë më parë në 51% vitin e kaluar.
Ndryshime të ngjashme, por më të vogla, janë regjistruar edhe në disa shtete të rajonit, si Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ndërsa Zvicra ka përjetuar ulje në të njëjtën periudhë.
Autorët e hulumtimit theksojnë se këto matje reflektojnë progresin njerëzor më mirë se indikatorët ekonomikë, si Prodhimi i Brendshëm Bruto. Rritja e kënaqshmërisë lidhet me më shumë optimizëm për standardin e jetës, liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.