JiL.al - Jeto i Lumtur

Kosova ndal Zvicrën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Sulmuesi Vedat Muriqi është hero i Kombëtares së Kosovës pasi shënoi dygolësh në barazimin me Zvicrën.

Kosova dhe Zvicra ndanë pikët duket luajtur baras 2-2, të shtunën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.

Përballja mes Dardanëve dhe helvetëve, ka prodhuar një superndeshje e zhvilluar në praninë e mbi 13 mijë tifozëve të cilët krijuan një spektakël të bukur sportiv.

Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë joshëse. Ishte Freuler (14’), i cili zhbllokoi lojën duke kaluar Zvicrën në epërsi prej 0-1.

Në 45 minutëshin e parë, Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, sidomos rast të mirë kishte Bernard Berisha, i cili dështoi të shënojë nga pozita ideale.

Lojë dinamike dhe tejet interesante është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë të kësaj superpërballjeje

Kombëtarja jonë në pjesëlojën e dytë bëri një superndeshje. Fillimisht Vedat Muriqi (65’), shënoi gol me kokë duke barazuar shifrat në 1-1.

Mirëpo, gëzimi i Kosovës nuk zgjati shumë pasi zviceranët sërish kaluan në epërsi falë autogolit të Rrahmanit (79’).

Dhe kur pritej se Zvicra të triumfonte në këtë duel, në skenë doli sërish Muriqi, i cili minutën e 90+4’, shtangu Zvicrën, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke ia siguruar një pikë të madhe kombëtares sonë.

Kosova pas tri ditësh, do të luajë në Bukuresht kundër Rumanisë.

Scroll to Top