Kosova triumfon ndaj Qipros, shkëlqen Vedat Muriqi

Editor
2 Min Read

Kosova ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 4-0 në transfertë me Qipron, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Një reagim ashti siç nga “Dardanët” pas asaj humbjes së rëndë që pësuan në “Fadil Vokrri” me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë.
Kosova fillimisht epërsinë e mori në minutën e tetë me anë të Vedat Muriqit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0. Po i njëjti lojtar doli sërish në skenë në minutën e 20-të, kësaj radhe duke shënuar me kokë pas asistimit të Donat Rrudhanit.

“Dardanët” patën edhe një tjetër mundësi të artë shënimi me anë të Ermal Krasniqit, i cili në minutën e 38-të dështoi të shënojë përballë portierit.
Të besuarit e Franco Fodës nuk u ndalën as në pjesën e dytë duke arritur që të tundin rrjetën edhe në dy raste të tjera. I inkuadruari në pjesën e dytë, Albion Rrahmani, arriti që të shënojë për 3-0 në minutën e 48-të pas një asistimi të Milot Rashicës.

oditjen përfundimtare qipriotëve ua dha Lumbardh Dellova, i cili në cilësinë e sulmuesit realizoi një gol të bukur për 4-0 në minutën e 55-të.
Me këtë fitore Kosova tani pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Qipron dhe me Rumaninë që në orën 20:45 do përballet me Lituaninë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *