KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Gjirokastrës (Emri)

Editor
1 Min Read

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 5 dhjetor, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjirokastrës, Mirela Iliopullo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Iliopullos ndaj vendimarrjes së Komisionit.

KPK e shkarkoi nga detyra gjyqtaren Mirela Iliopullo më 13 korrik 2021, pasi arriti në përfundimin se kishte mungesë të burimeve financiare në vlera të mëdha për pasuritë dhe shpenzimet e kryera; se kishte kryer në mënyrë të përsëritur deklarime të pamjaftueshme dhe se kishte fshehur pasurinë, duke cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Mirela Iliopullo e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 si ndihmësgjyqtare në Gjykatës e Sarandës. Prej vitit 2000 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin e saj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër./ BIRN

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *