KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit të njohur (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit për ish-gjyqtarin Desart Avdulaj. “Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 391, datë 26.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj”, thuhet në njoftimin për shtyp të KPA.

Çështja e Avdulaj u shqyrtua nga një trupë e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare.

Avdulaj u shkarkua fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi u gjet me probleme të pasurisë. Ai e ankimoi çështjen në Kolegj, por ky i fundit e gjeti të drejtë vendimin e KPK-së.

Scroll to Top