KPA shkarkon prokurorin Ardian Brahon

Editor
2 Min Read

Vetingu nxjerr nga radhët e drejtësisë Ardian Brahon prokurori i prokurorisë së Tiranës. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të vendimit të të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, që i përket këtij subjekti rivlerësimi.


Më 1 nëntor 2021 KPK vendosi të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Ardian Braho pasi konkludoi se nuk ka deklaruar saktë pasurinë dhe janë konstatuar elemente që ngrenë dyshime për fshehje të pasurisë.

Trupa gjykuese që shqyrtoi ankimimin e prokurorit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit përbëhej nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Në KPK vendimi për shkarkimin e tij u mor me 2 vota pro e një kundër.

Shumica vërejti paqartësi në destinacionin e disa shumave monetare të dërguara nga tezja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA në llogarinë e babait të subjektit, ndërsa Zhegu argumenton se janë provuar të ardhura të mjaftueshme të personave të tjerë të lidhur për krijimin e vlerave në fjalë, si dhe nuk rezulton që Braho apo familjarët e tij ti kenë përdorur apo të kenë pasur interes për to.

Braho ka qenë prokuror i disa çështjeve të rëndësishme në Tiranë, ndër të tjera ka hetuar dosjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha apo atë të Lulzim Bashës, për Sheshin “Skënderbej”, dosje e cila u pushua , me argumentin se vendimi ishte marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Gjithashtu Ardian Braho ka hetuar Bankën e Shqipërisë dhe ish-guvernatorin Ardian Fullani apo dosjen e aparatit përgjues në zyrën e sekretares së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por KPK në vendimin e saj për 2 kriteret e tjera vlerësoi pozitivisht prokurorin për pastërtinë e figurës dhe i aftë për profesionalizmin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *