JiL.al - Jeto i Lumtur

KQZ, simulim mbi skenarë të mundshëm zgjedhorë për 2025-ën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, së bashku me International IDEA dhe Qendrën Finlandeze për Shtetin e së Drejtës (University of Helsinki), organizuan sot një aktivitet simulimi mbi skenarë të mundshëm zgjedhorë.

Ky ushtrim simulimi, pjesë e vizionit strategjik të KQZ-së për përgatitjen institucionale, synon të forcojë kapacitetet për zbatimin e votimit nga jashtë për zgjedhësit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ushtrimi simuloi skenarë si sulme kibernetike os e probleme teknike, duke nxitur diskutime kritike mbi menaxhimin e krizave, zbulimin e rreziqeve, strategjitë e komunikimit, çështjet ligjore dhe rimëkëmbjen.

Pjesëmarrësit vlerësuan protokollet e reagimit, përmirësuan bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përfituan nga ekspertiza e Finlandës dhe IDEA-s.

Përmes informimeve paraprake, prezantimit të skenarëve, diskutimeve dhe analizave pas ushtrimit, aktiviteti identifikoi boshllëqet e mundshme, forcoi bashkëpunimin dhe përmirësoi strategjitë e reagimit ndaj incidenteve, duke siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Scroll to Top