KQZ prezanton platformën për regjistrimin e votuesve nga diaspora

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë për zgjedhjet e vitit 2025.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se platforma është ndërtuar me standardet më të larta të sigurisë dhe funksionalitetit, duke mundësuar regjistrimin e votuesve nëpërmjet internetit, pa pasur nevojë për paraqitje fizike në ambasada.

Platforma, e quajtur “PER” (Platforma Elektronike e Regjistrimit), është e disponueshme për përdorim falas dhe mund të aksesohet përmes versioneve desktop dhe mobile.

Ajo përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku votuesit paraqesin kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e kërkesave nga autoritetet përkatëse.

Procesi i regjistrimit përfshin krijimin e një llogarie në platformë, verifikimin e identitetit përmes një fotografie të fytyrës dhe numrit të telefonit, si dhe të dhënave nga dokumenti i identifikimit.

Përdoruesit mund të regjistrohen përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose përmes faqes online të KQZ.

Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë, sqaroi se procesi për regjistrimin e votuesve është i thjeshtë dhe i sigurt, duke siguruar që vetëm individët realë të mund të regjistrohen për të votuar.

Regjistrimi përfundon me krijimin e një profili personal dhe mundësinë e kërkesës për votim kur të afron zgjedhjet.

Scroll to Top