Kreu i Prokurimeve Publike dëshmon për 2 orë në SPAK

Editor
2 Min Read


Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur në SPAK këtë të hënë, ku ka dëshmuar më shumë se 2 orë.

Pas dy orësh marrje në pyetje, ai ka lënë SPAK, ndërsa nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij.

Sipas burimeve paraprake, ka dyshime se ai është thirrur për disa procedura tenderimi të zhvilluara nga institucioni që drejton, në cilësinë e personit që ka dijeni. Megjithatë, kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është hera e dytë që Myzyri thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me disa tendera publikë të dyshuar si korruptivë.

Më 20 shkurt të këtij viti, ai nuk dha sqarime para mediave teksa doli nga ambientet e SPAK, ku ishte marrë në pyetje për rreth 2 orë.

Burime paraprake bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje lidhet me ankimet e bëra mbi procedura tenderuese, ku dyshohet për marrëveshje të fshehta paraprake mes komisionit dhe firmave fituese.

Mësohet se mbi 20 praktika tenderuese janë në në verifikim nga prokuroria. Myzyri e mban këtë post që prej vitit 2021.

Po ashtu, në janar të këtij viti qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al