“Krimet zgjedhore, 7 të arrestuar”, Prokuroria publikon shifrat: 87 kallëzime penale, 6 dosje iu dërguan SPAK

Jil
Jil
4 Min Read

Deri me datë 12 maj, janë regjistruar 87 kallëzime penale për krime zgjedhore. Prokuroria e Përgjithshme njofton se nga këto kallëzime, për 34 ka nisur procedimi penal ndërsa 6 raste janë referuar në SPAK. Në pranga kanë rënë 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier. Gjithashtu, për 4 persona të tjerë në Elbasan është lëshuar urdhër ndalimi, ndërsa një rast nga Prokuroria e Dibrës është dërguar për gjykim. “Prokuroritë pranë gjykatë së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, kanë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale, 34 procedime penale, ndërsa janë arrestuar 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Deri më 12.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, këto prokurori kanë raportuar si më poshtë: Janë regjistruar gjithsej 87 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal; Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 49 raste, SPAK në 15 raste, subjekte politike  në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 3 raste; Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 8 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 21 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 7 në Prokurorinë Lezhë, 15 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër, 11 në Prokurorinë Elbasan dhe 1 në Prokurorinë Berat; Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 34 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal; Procedimet penale janë regjistruar, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 8 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania