Kristian Marku, viktima e fundit e një zinxhiri gjakmarrjesh që nuk ndalet në Rrëshen

Jil
Jil
4 Min Read

Kristian Marku, i njohur edhe me mbiemrin Bardhi, ishte vetëm 30 vjeç kur u vra më 13 janar 2025 në fshatin Novoselë, në Vlorë.

Ai nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet: dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Pas vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen më datë 7 Janar 2020, pa u mbyllur viti 2020, një tjetër ngjarje kriminale tronditi këtë herë fisin Gjini, ajo e vrasjes së 51 vjeçarit, Anton Keli, kushëri me Preng dhe Armando Gjinin.

Keli u qëllua teksa po zbriste shkallët e pallatit ku banonte.

Ngjarje kriminale e cila në fakt pasonte atë të atentatit me eksploziv në urën e Selitës në Tiranë ndaj Preng Gjinit, makina e të cilit shpërtheu ndërsa po kalonte mbi urë, duke tronditur të gjithë të pranishmit me brutalitetin e saj.

“Preng Gjini deklaron se një vit më parë i kanë vrarë vëllain. Ai thotë po kështu se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt apo hasmëri.

Të njëjtën gjë mohuan në dëshmitë e tyre edhe familjarë të Kastriot dhe Gaspër Reçit, dy vëllezërve të vrarë në konflikt me familjen Gjini”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Markut.

Por edhe pse u duk se për disa kohë, dy fiset Reçi dhe Gjini, ulën gjakrat midis tyre, ky hamendësim rezultoi të ishte jo i vërtetë. Pasi në këtë përplasje u futën edhe pjesëtarë të familjes Bardhi, që ishin në anën e fisit Gjini.

Siç ishte e tillë edhe ngjarja e datës 26 Qershor 2023, ku thuhet se Kristian Marku alias Kristi Bardhi, rreth orës 19.00 të mbrëmjes së kësaj datë, qëlloi në qytetin e Rrëshenit në drejtim të shtetasit Saimir Reçi.

Ku të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Erind Bardhi dhe babai i tij, 58 vjeçari, Martin Bardhi. Ky i fundit që u la në liri nga Gjykata e Lezhës për atentatin  ndaj Saimir Reçit, pasi solli prova filmike se në muajin mars kur ndodhi përplasja me armë ai ndodhej në një vend tjetër, të ndryshëm nga ai i krimit.

Por edhe pse kishte dy muaj që kishte fituar lirinë, Martin Bardhi thuhet se nuk dilte shpesh në qytet.  Ai shihej rrallë në qarkullim. Ndërsa vetëm ditët e fundit, para se të binte pre e atentatit, kishte filluar t’i shpeshtonte vizitat në lokalin e tij.

Gjë që mesa duket e kishin vënë re edhe armiqtë e tij, të cilët kishin kohë që prisnin çastin e duhur për t’u hakmarrë ndaj tij. Mundësi që u erdhi në shteg mëngjesin e datës 27 shtator, kur Martin Bardhi la sërish banesën, për të vizituar lokalin e tij në qendër të Rrëshenit.  Aty ku edhe u ekzekutua ndërsa po pinte kafenë.

Ndërsa viktima e 10-të e kësaj sage hakmarrje të përgjakshme, midis fiseve Reçi-Gjini dhe Bardhi, u bë Kristian Marku i cili u ekzekutua më 13 Janar 2025, pranë fshatit Novoselë në Vlorë duke lënë pas edhe një fëmijë vetëm disa muajsh dhe që nuk pati mundësi ta shijojë babanë e tij./ Në Shënjestër

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania