Atentati, pse u plagos rëndë kryeministri i Sllovakisë

Editor
1 Min Read

Udhëheqësi populist, pro-rus, 59 vjeç, u godit në stomak pasi katër të shtëna u qëlluan jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra (93 milje) në verilindje të kryeqytetit, ku lideri po takohej me mbështetësit

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u plagos rëndë nga të shtëna me armë zjarri sot në Handlova dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Një mesazh i postuar në llogarinë e Ficos në Facebook thoshte se lideri “është qëlluar disa herë dhe aktualisht është në gjendje të rrezikshme për jetën”.

Incidenti ende i paqartë ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *