
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se vendi i tij do të kundërshtojë planin e propozuar që parashikon furnizimin e Ukrainës me armë amerikane në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, të financuar nga vendet e Bashkimit Europian në këmbim të garancive të sigurisë së Shteteve të Bashkuara për Kievin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, pas përfundimit të një videokonference të Këshillit Europian, Fico e quajti këtë propozim “një shaka të hidhur”.
“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoj që Sllovakia të blejë armë nga SHBA për t’i dërguar falas në frontin e Ukrainës”, tha ai.