Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës). Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi deri në 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al