Çfarë i ka ndodhur Vis Pupës? Aktori shfaqet me sy të zi dhe dorën

Jil
Jil
1 Min Read

Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit e tij foto apo video që të bëjnë për të qeshur.

Pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 2” postoi në “Instastory” një fotografi ku tregonte se do të ngjitej në majën e një mali në Theth. Me shaka, ai shkruante se nëse nuk postonte për 3 ditë, fansat të lajmëronin emergjencat.

Ndërkohë një ditë më parë, aktori ka postuar në “Instagram” një video ku shprehet se nga shëtitja në mal është kthyer shëndosh e mirë, por i ka ndodhur një tjetër gjë.

Teksa shfaqet me njërin sy të nxirë dhe dorën e fashuar, Vis Pupa thotë:

“Falemiderit të gjithëve për interesimin, gjithë ju që çuat mesazh, morët në telefon, çuat njerëzit tuaj me më kërkuar. Falënderoj ambulancën, helikopterin. Në fakt unë u ktheva shëndosh e mirë nga shëtitja në mal, por më gjeti gruaja nja dy mesazhe në telefon”.about:blank

E sigurisht që fansat e aktorit të njohur e kanë kuptuar që e gjithë kjo video është me humor.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *