Kujdes ku parkoni në Tiranë! Policia Rrugore ngre me vinç makinat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në kryeqytet, kanë vazhduar përpjekjet për të eliminuar pengesat që ndikojnë në lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas autoriteteve kjo është pjesë e një plani të masave të shtuara për të siguruar një qarkullim më të lehtë dhe pa probleme në rrugët e Tiranës.

Njoftimi:

Në kuadër të këtyre masave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimin e rrugëve të brendshme të kryeqytetit, duke synuar të evidentojnë dhe ndëshkojnë drejtuesit e automjeteve që parkohen gabimisht dhe krijojnë pengesa për qarkullimin e automjeteve të tjera dhe këmbësorëve

Si rezultat, janë spostuar 15 automjete të tjera me mjet ngritës, duke e çuar numrin e automjeteve të spostuara në 65.

Këto automjete janë dërguar në pikën e bllokimit të Komisariatit të Policisë Rrugore. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se këto masa do të vijojnë, me qëllim të lehtësimit të trafikut dhe mundësimin e një lëvizjeje më të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Scroll to Top