Kujdes me parkimin dysh! Policia: Rrezikoni deri në 3 vite burg!

Jil
Jil
2 Min Read

“Parkimi dysh përherë ka qenë një fenomen shqetësues, jo vetëm për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorët. Nëse një drejtues automjeti do ta parkojë makinën e tij dysh, siç është rasti konkret pas krahëve të mi, nuk do të ndëshkohet vetëm me masë administrative gjobë, por do të rrezikojë dënim deri në 3 vite burg”.

Kjo masë drastike e thënë të enjten nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, duket se do të jetë e nevojshme aty ku nuk do të tolerohet më bllokimi i qarkullimit të automjeteve, të ambulancave, zjarrfikësve apo rrugëve kryesore vetëm sepse dikush ka vendosur të parkojë ku t’i dojë qejfi.

Deri më tani, secili efektiv i Policisë që ka konstatuar një drejtues mjeti që ka parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë apo dysh, është gjobitur me masë ndëshkuese nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, sipas asaj që parashikohet në Kodin Rrugor.

Por tashmë, çdo shkelës rrugor që parkon dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, çështja do të referohet në prokurori, sipas nenit 293 të Kodit Penal.

Në këtë nen, konkretisht citohet se “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania