Kundër pezullimit të negociatave me BE, qytetarët krijojnë kaos

Editor
1 Min Read

Disa mijëra persona protestuar për të dytën natë rresht në Gjeorgji kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar procesin e anëtarësimit në BE.

Manifestuesit u mblodhën përpara Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi, me disa prej tyre që u përpoqën të kalonin barrierat metalike për të hyrë në godinë.Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj djegës për t’i zmbrapsur. Veprimi shkaktoi reagimin e ashpër të presidentes pro-evropiane, e cila e quajti reagimin e policisë një “represion të stilit rus”.

Fitorja e partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, në zgjedhjet e tetorit shkaktoi protesta masive me opozitën që pretendonte se procesi kishte qenë i manipuluar.

Kjo bëri që euro-deputetët të kërkonin një mbajtje të dytë të zgjedhjeve nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Por kryeministri u përgjigj duke akuzuar BE-në për shantazh dhe duke pezulluar bisedimet e anëtarësimit deri në 2028-n.

Unioni ia dha statusin e vendit kandidat Gjeorgjisë në dhjetor të 2023-shit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *