Kuqezinjtë humbasin 4-0 kundër Portugalisë në Europianin U17!

Jil
Jil
1 Min Read

Kampionati Europian U17 nisi këtë të hënën në Shqipëri, por për përfaqësuesen kuqezi, starti nuk ishte ai i dëshiruar. Në “Arenën Kombëtare”, djemtë e drejtuar nga Tedesco u përballën me një Portugali të fortë që e dominoi takimin dhe fitoi me rezultatin e thellë 4-0.

Portugezët e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 36-të me anë të Quintas. Shqipëria tentoi të reagojë, por ishte shumë e pafuqishme përballë një skuadre të organizuar dhe teknike.

Në pjesën e dytë, diferenca në cilësi u bë më e dukshme. Mide shënoi golin e dytë nga pika e bardhë në minutën e 68-të, ndërsa Cabral në të 82-ën dhe Soares në minutën e 90+2 i dhanë goditjen finale kuqezinjve.

Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për talentet shqiptarë që të përballen me futbollin europian në nivele të larta dhe të tregojnë potencialin e tyre në sytë e skautëve ndërkombëtarë, të cilët kanë dhe dy ndeshje të tjera në Grupin A me Gjermaninë dhe Francën

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania