
Një baba në gjëndje të mirë ekonomike, dëshironte që djali i tij të kuptonte se çfarë do të thotë të jesh i varfër, për këtë e dërgoi të kalonte disa ditë në një familje fshatare.
Djali kaloi 3 ditë në fshat.
Duke u kthyer në qytet, ende në makinë, babai i tij e pyeti:
-Si tu duk eksperienca në fshat?
– Mirë – u përgjigj djali…
A ke mësuar ndonjë gjë të vlefshme?
I ati këmbëngulte të dinte se ç’far mendonte djali i tij.
Djali i qetë ju përgjigj:
1 – Mësova se ne kemi një qen dhe ata kanë katër.
2 – Që ne kemi një pishinë me ujë të trajtuar, e cila arrin deri në fund të kopshtit.
Ata kanë një lumë, ku lahen së bashku, ku peshkohet dhe kalojnë shumë kohë.
3 – Që ne kemi dritë elektrike në kopshtin tonë, por ata kanë yjet dhe hënën që i ndriçojnë.
4 – Që kopshti ynë është 10 metra i gjatë. Ai i tyre, sheh horizontin.
5 – Ne e blejmë ushqimin; Ata e rrisin e korrin dhe pregatisin vetë çdo gjë.
6 – Që ne dëgjojmë CD… Ata dëgjojnë një simfoni të vazhdueshme zogjsh, gjinkallash, gurgullimën e përroit…
… e gjithë kjo, ndonjëherë e shoqëruar me këngën e një fqinji që punon tokën.
7 – Që ne përdorim tenxheren me presion.
Ajo gatuajnë me zjarr të avashtë dhe çdo gjë ka tjetër shije.
8 – Që ne për të mbrojtur veten jetojmë të rrethuar me gardhe dhe me alarme…
Ata jetojnë me dyer të hapura, të mbrojtur nga miqësia e fqinjëve të tyre.
9 – Që ne jetojmë të lidhur mbas celularëve, kompjutërve, e televizorve.
Ata janë të lidhur me jetën, qiellin, diellin, ujin, fushat, kafshët, aromat.
Babait i bënë shumë përshtypje mendimet e të birit.
Më në fund djali përfundoi:
– Faleminderit që më mësove se sa të varfër jemi!
Çdo ditë, ne bëhemi gjithnjë e më të varfër, sepse nuk e vëzhgojmë më natyrën, e cila është vepra më madhështore që ekziston.