Rama në lagjen e rindërtuar në Laç: 375 familje në shtëpi të reja

Editor
1 Min Read

Në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në bashkinë e Kurbinit vijon intensivisht procesi i Rindërtimit, duke u shtrirë në të gjitha lagjet e rrugët e brendshme. Aktualisht janë në ndërtim e sipër apartamente të 3 tipologjive, (1+1; 2+1 dhe 3+1), të shpërndara në 10 pallate, pjesë e zonës së re për zhvillim, ku brenda këtij viti do të akomodohen 375 familje. Por jo vetëm. Krahas ndërtimit nga themelet të apartamenteve të reja me kushte optimale, po bëhet edhe ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastrukturës urbane të zonës përreth, duke zgjeruar hapësirat publike, dhe duke krijuar komoditet në lëvizjen e mjeteve, me akses të përmirësuar për lëvizjen e këmbësorëve dhe korsi të dedikuar të lëvizjes me biçikleta. Kryeministri Edi Rama ishte dje në Laç, ku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve në zonën e re, për zhvillim, ku një pjesë e apartamenteve janë drejt përfundimit, ndërsa të tjerat në faza të ndryshme të punimeve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *