“Përballja” Kurti-Vuçiç, ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

Editor
2 Min Read

Albin Kurti kthehet në Bruksel përballë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin serb më 26 qershor në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Rikthimi në tryezën e dialogut në nivel liderësh bëhet pas një mungese 9 mujore, me takimin e fundit të mbajtur më 14 shtator, 10 ditë përpara sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Kosovës.

Zëdhënësi Stano konfirmon se Kurti dhe Vuçiç do të bisedojnë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

Duket se ka qenë vizita e këtij të fundit në Prishtinë dhe Beograd që ka përcaktuar dhe detajet e fundit dhe gatishmërinë e palëve për të shkuar në Bruksel. Megjithatë agjenda me temat që do të diskutohen nuk janë bërë të ditura.

Pritet që ndër çështjet kryesore të jetë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, me fokus të veçantë në gjetjen e pajtimit për një rrugë drejt zbatimit të saj. Por zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Vuçiç, kanë sinjalizuar shpesh se kanë ndërmend të pengojnë bisedimet me ngritjen e çështjeve si ajo e dinarit, asociacionit dhe pretendimin tashmë të zakonshëm se qeveria e Kosovës po pamundëson jetën e serbëve në veri.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *