Kush e shoqëroi Elon Musk në inagurimin e Trump?

Editor
1 Min Read

Elon Musk shoqërohej nga Shivon Zilis, nëna e tre fëmijëve të tij në organizmin para inaugurimit të presidentit Donald Trump në Uashington.

Musk dhe Zilis u panë duke u shoqëruar në Muzeun Kombëtar të Ndërtesave me Ivanka Trump, Jared Kushner dhe Jeff Bezos, të cilëve iu bashkua edhe e fejuara Lauren Sanchez.

Edhe pse ajo shihet rrallë me Musk, nata e madhe e 38-vjeçares ishte një shans për të qëndruar përkrah njeriut më të pasur në botë dhe për të takuar disa nga ‘lojtarët’ më të mëdhenj që rrethojnë administratën e re Trump.

Musk ishte një mbështetës kryesor i fushatës së Trump dhe pritet të jetë një këshilltar i shquar i administratës së tij.

Ai ishte gjithashtu i pranishëm kur Trump u betua në Kapitol të hënën, më 20 janar, së bashku me Bezos, CEO i Alphabet, Sundar Pichai dhe miliarderë të tjerë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al