Kush është mjeku që përplasi për vdekje gruan në aksin Gjirokastër

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, te kthesa e fshatit Humelicë.

Sipas burimeve, viktimë mbeti një grua të moshës 62-vjeçare, banuese në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave, kur një automjet i drejtuar nga një mjek në Spitalin e Gjirokastrës, Ermir Mahilaj, ka përplasur 62-vjeçaren duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se mjeti që përplasi gruan ka qenë brenda normave te shpejtësisë. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:50 në aksin rrugor “Gjirokastër – Tepelenë”, në afërsi të fshatit Humelicë, shtetasi E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. M., 62 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi E. M., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *