Kush janë 2 të rinjtë që bënë skenat e filmave amerikanë në rrugën Durrës-Tiranë

Jil
Jil
5 Min Read

Vjedhin një automjet dhe e përdorin për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth. Identifikohen nga Policia. Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur. Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga

Durrës – Një skenë që ngjante si film aksion ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës–Tiranë, kur dy grabitës u përleshën me armë me Policinë, duke kthyer rrugën në fushëbetejë.

Dy të rinj, vetëm 27 dhe 28 vjeç, kishin vjedhur një automjet në Durrës dhe e përdorën për një grabitje me dhunë në një karburant në Sukth. Por Policia iu vu menjëherë pas.

Gjithçka u zbulua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, kur shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Përplasja e armatosur

Ndjekja kulmoi në zonën e Vorës, kur automjeti i grabitësve, që ecte me shpejtësi marramendëse, doli nga rruga.

Nga brenda makinës, autorët hapën zjarr ndaj efektivëve të Policisë! Forcat blu u përgjigjën po me zjarr, duke neutralizuar situatën dramatike.

Si pasojë e shkëmbimit të plumbave, njëri prej grabitësve, 28-vjeçari Ardit Domi, mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoku i tij, 27-vjeçari Lorenc Çali, që qëllonte me kallashnikov, u neutralizua dhe përfundoi me pranga në duar.

Armë zjarri dhe terror në rrugë

Nga vendi i ngjarjes Policia sekuestroi një automatik kallashnikov me dy krehra fishekësh, të përdorur nga autorët gjatë rezistencës së armatosur.

Ngjarja tronditi udhëtarët dhe banorët e zonës, që u zgjuan nga breshëria e të shtënave në mes të natës.

Çfarë thotë Policia në Durrës

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania