Ish-deputeti Murrizi ishte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur në lidhje me plan buxhetin për vitin 2025 të kryeministrit Edi Rama. Buxheti u prezantua ditën e sotme në Kuvend por nuk u prit mirë nga opozita pasi pati edhe përplasje të shumta gjatë seancës.
Myslim Murrizi akuzon kryeministrin se do të mashtrojë sërish sic ka vepruar edhe më parë për të marrë jmandat tjetër si kryeministër. Edhe pse sipas ish-deputetit, kryeministri le për tre vite popullin pa të drejta duke i vjedhur vitin e 4 iu hedh hi syve për të marrë mandatin.
“Fukarallosi tjerët derisa tju dali uji në gurmaz dhe pastaj dil fali. Siç bëri me makinat patentat, i fali pastaj, ky është zoti ky.“PD duhet të bëjë një program real dhe bindës që ta mbështesin, jam kundër variantit tallës që bëri Rama apo Berisha në 2005 që tjerë njerëz kërkoi për të marrë vota dhe të lidhi kontratë dhe tjerë njerëz i dha pushtetin dhe karrigen që s’kishte lidhje me të, ça lidhje ka Besa Shahini me qytetarët socialist shqiptarë po Genc Haka po ky i financave. Nuk besoj se është haku,nuk po Lufton PD, ikën 11 halabakë vijnë 11 bythecë. Po lufton për të përzënë kta hajdutë nga shteti e të shohim kush do përzgjidhet nga shqiptarët. Ankand është votimi, ai që kërkon votë ve surratin në ankand ai që merr 300 vota dhe turpin e tij ka 19 palaco nga opozita dhe 19 kryepalaco nga mazhoranca që rrinë në parlament pa dhënë votë. Unë uroj që GJKKO të çajë rrjetën e palacove dhe të përbashkët dhe me 26 nëntor kur do të shqyrtohet pazari i palaçove të përbashkët që mbyllën me demek 1/3 e listave.” tha Murrizi.