Kushtet e motit shkaktojnë mbylljen e shkollave për ditën e hënë

Editor
1 Min Read

Për shkak të kushteve të këqija të motit, në Kurbin të hënën (13 janar) nuk do të zhvillohet mësim.

Shkollat e Kurbinit ngrohen me energji elektrike, por duke qenë se energjia mungon, është njoftuar se mësimi do të pezullohet.

Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga moti me reshje shiu, dëbore dhe ere të fortë. Si pasojë, shumë rrugë janë të bllokuara dhe shumë njësi administrative përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al