JiL.al - Jeto i Lumtur

Kutia e Pandorës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

KUTIA E PANDORËS

Kutia e Pandorës është një mit nga mitologjia Greke. Sipas mitologjisë Greke thuhet se kur u bë hapja e kutisë së Pandorës të gjithë të keqijat dolën nga kutia në këtë botë. Kjo kuti ishte një dhuratë e Zeusit për Pandorën e cila ishte e martuar me Titanin Epimete. Kutia nuk duhej të hapej, por Pandora nga kureshtja e saj e tepërt e hapi atë. Dhe që nga ajo kohë shumë te këqija erdhën mbi botën. Para se te hapej kutia, njerëzimi nuk njihte të keqen, lodhjen dhe sëmundjet, dhe njerëzit si edhe zotat mbi të gjitha ishin të pavdekshëm. Por para se Elpisi (greqisht: Shpresë) të dalë nga kutia, ajo u mbyll përsëri. Kështu për një kohë bota u bë një vend i pamëshirshëm, derisa Pandora hapi përsëri kutinë dhe në botë doli edhe Elpisi/Shpresa. Në ditët e sotme hapja e “kutisë së Pandorës” është sinonim për një gjë shumë të ndërlikuar dhe një gjë që sjell fatkeqësi/kob. Kutia e Pandorës në kulturën popullore. Në ditet e sotme termi kutia e Pandorës përdoret në menyrë metaforike, për t’iu referuar zbulimit te papritur te një problemi ose të një sërë problemesh që kishin mbetur te fshehur për një kohë të gjatë, por që manifestohen menjëherë, dhe që nuk është më e mundur për t’i fshehur. Një tjetër kuptim i termit është me ngjashmerinë e shprehjes “doli xhindi nga shishja”.

Kutia e Pandorës, si shumë elemente të tjera të mitologjisë greke,ka ardhur në mënyrë ciklike e të përsëritur deri në kulturën moderne, edhe pse ndonjëherë legjenda është ndryshuar dhe përpunuar për herë me kontekstin në të cilën është futur. Ripunime të mitit janë edhe videoloja seriale ”God of War”, ku ndër të tjera është përdorur për të mposhtur Ares-in, në Finalen e Fantasisë së VI, ku Profesor Layton për Kutine Pandorës, simbolizon ”Kutia vret të gjithë ata të cilët  tentojnë ta hapin atë.”

Scroll to Top