JiL.al - Jeto i Lumtur

Ky është 17-vjeçari që u përplas për vdekje nga makina

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor, që u regjistrua mbrëmë në dalje të Fushë Krujës.

17-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet tip “Hyundai”. Shoferi i automjetit i identifkuar si Andi Kullaj u arrestuar nga policia.

Shkak i aksidentit dyshohet  të ketë qenë shpejtësia tej normave më të cilën po lëvizte automjeti. Për këtë arsye makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Lidhur me ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit ka reaguar edhe Shkolla e Mesme Profesionale Kamzë. Mësuesit dhe shokët e shoqet e Isufit përmes një postimi në rrjetin social Facebook janë shprehur të tronditur nga humbja e papritur.

Ky është 17-vjeçari që u përplas për vdekje nga

Scroll to Top